E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani i raporton Pack: Gati për liberalizimin e vizave

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani , priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga eurodeputetja, Doris Pack. Gjatë takimit, Nishani ka deklaruar se Shqipëria ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave me BE. 

TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani , priti në një takim zyrtar, delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga eurodeputetja, Doris Pack.
Gjatë takimit, ministri Nishani ka shpjeguar procesin e përgatitjes dhe realizimit të Regjistrit të Gjendjes Civile, duke theksuar se për herë të parë në Shqipëri është respektuar afati i shpalljes së listave paraprake të zgjedhësve, katër muaj para zhvillimit të tyre.
Ndër të tjera, Nishani ka informuar Pack për e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike duke theksuar se gjithçka po ecën sipas parashikimeve , për të pajisur me karta brenda afatit të gjithë qytetarët që nuk disponojnë pasaportë.
Ndërkohë është diskutuar edhe procesi i përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë për liberalizimin e vizave. Në lidhje me këtë cështje Ministri i brendshëm ka deklaruar me bindje se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›