E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Meta: LSI menaxhohet nga një kompani amerikane

Një kompani amerikane do të menaxhoje fushatën zgjedhore të LSI. Ilir Meta ka zyrtarizuar sot bashkëpunimin me “Grinberg Kuinlan Rosner” gjatë një konference për shtyp. Meta tha se standartet e zgjedhjeve në vend janë të rrezikuara. 

TIRANE- Komapnia e njohur amerikane “Grinberg Kuinlan Rosner” do të menaxhojë fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zyrtarizimi i bashkëpunimit është bërë gjatë një konference për shtyp të kreut të LSI-së Ilir Meta dhe zv.Presidentit të kompanisë Mark Feirshteiner. Gjatë fjalës së tij Meta duke u shprehur i bindur për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit tha se standartet e zgjedhjeve në Shqipëri janë të rrezikuara.

“Be jemi të shqetësuar për standardet e zgjedhjeve, ndaj dhe një nga pikat e bashkëpunimit tonë do të jetë bashkëpunimi për sigurimin e standarteve të zgjedhjeve të ardhshme, gjë e cila është e rrezikuar seriozisht nga mungesa e vullnetit politik të të dyja palëve, në veçanti të maxhorancëspër të garantuar zgjedhje të ndershme,. Të lira dhe të barabarta, sipas standarteve ndërkombëtare”, u shpreh kreu i LSI-së Meta gjatë fjalës së tij.

Mark Feirshteiner tha se kompania e tij zgjedh të menaxhojë fushata zgjedhore të kandidatëve dhe partive progresiste dhe një prej tyre sipas tij është Ilir Meta dhe LSI-ja. “Grinberg Kuinlan Rosner” është themeluar në vitin 1980 dhe gjatë veprimtarisë së saj ka menaxhuar fushatat e liderëve të njohur botërorë si Klinton, Bler, Shreder, Mandela, Tadiç etj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›