Nurellari: Nëse zgjedhjet bëhen nesër, Trump i fiton

Politologu Adri Nurellari, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, derklaroi se nëse zgjedhjet bëhen sot, Trump i fiton ato. Por, sipas tij, ky është vetëm fillimi e tonet janë pak partizane, pasi më shumë synohet për mbështetësit brenda partive, dhe jo elektoratit.
“Është një rast i rrallë kur dy kandidatë përballen 2 herë kundër njëri- tjetrit. Politika në SHBA është shumë dinamike. Profili i dy kandidatëve ka jo pak pikëpyetje, dhe kjo u reflektua edhe me pjesëmarrjen e ulët në të dy kampet. Ka mungesë entuziazmi. Në plan të parë do vijnë çështjet, për shkak të mungesës së profileve të larta të kandidatëve. Kandidatët e pavarur në të dy kampet krijojnë probleme për kandidatët e partive. Ka çështje ku kandidatët nuk kanë mendime të qarta p.sh si aborti. Ka dhe çështje që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore të presidentit. Baiden është më i mirë i financuar. Nëse zgjedhjet bëhen nesër Tramp fiton. Por ky është fillimi sepse kemi të bëjmë me tone partizane. Adresohen më shumë tek mbështetësit brenda partisë.”, tha Nurellari.
/rtsh.al/