Nurenbergu fitoi 2-0, edhe ndeshjen e dyte "play-out"
Skeles u pergjysmohet rroga, ne Bundesligen e dyte
Ervin Skela dhe Enerxhi Kutbus rane perfundimisht ne nje kategori me poshte. Ndeshja e dyte me Nurenbergun perfundoi ne favor te ekipit te Bundesliges se dyte gjermane, qe u ngjit mes me te mireve, per sezonin tjeter. Nurenbergu pothuajse e siguroi kalimin, pas fitores 3-0 ne ndeshjen e pare. Pas humbjes Ervin Skela nuk eshte i sigurte per te ardhmen. "Ishte e hidhur renia e tille," - theksoi Skela, - "pasi ekipi po luante shume mire ne javet e fundit." Vlonjati pranoi se mund te largohet, por ne te njejten kohe shpreh deshiren qe te qendroje ne Gjermani. - "Per mua, ndarja e dyte nuk eshte nje opsion, per te cilen kemi rene dakord." Me pas, ai pranon vetem se i mund te jete i gatshem qe te zhvilloje bisedime me klubin, per zgjatjen e kontrates. - "Duhet qe financiarisht te kemi te gjithe te drejte, sepse ndoshta eshte kontrata ime e fundit." Buxheti i klubit te Kutbusit ra me zbritjen e ekipit ne nje kategori me poshte. Lojtaret e Kutbusit duhet te pranojne tani nje buxhet prej 13 milione Eurove, nga 23 milione qe ishte vitin e shkuar. Ne kete menyre, edhe rroga e Skeles mund te pergjysmohet nese vendos dhe qendron per edicionin e radhe, ne klubin aktual.