Salihi- Kuzhese: Shenova edhe nje gol
Riedi i Salihit fitoi dje ndaj Gracit, 3-2, ne javen e fundit te kampionatit austriak, por nuk u kualifikua ne UEFA. Riedi fitoi ne nje ndeshje dramatike, pa mundur dot qe te siguroje nje bilete, per ne Evrope. Austria e Vienes fitoi nga ana tjeter dhe parakaloi dy ekipet, qe u ndeshen me njera-tjeter, ne fushe te Riedit. Ekipi i Salihit shpresonte qe te pakten te ishte siguruar nje barazim nga ana e Austrise se Vienes. Miqte e Gracit ishin ne epersi, 2-0, por shkodrani shkurtoi diferencen e golave dhe deri ne fund te ndeshjes, Riedi siguroi fitoren, duke e mbyllur kampionati pozitivisht. Paraqitja e Salihit, ne ndeshjet e fundit ka qene vertet mbreselenese. Ai shenoi dje golin numer 14, me i larti i nje sulmuesi shqiptar jashte vendit. Hamdi Salihi edhe ne nje edicion me pare shenoi 12 gola, duke u pozicionuar mes golashenuesve me te mire ne Austri. Suksesi i ketij sezoni, e ka shnderruar sulmuesin nder me te kerkuari ne merkato. Salihi pritet te jete titullar, ne ndeshjen e radhes, ndaj Portugalise.