E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri Al Maliki kryeson

Koalicioni i kryesuar nga kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, si duket do të shënojë fitore në Bagdad, dëshmon rezultati jo i plotë i zgjedhjeve parlamentare, i cili u publikua sot.

Nëse ky trend vazhdon, do të ishte kjo një fitore e rëndësishme për Al Malikin dhe synimin e tij për të marrë sërish funksionin e kryeministrit.

Al Maliki po kryeson në rezultatet paraprake, të publikuara nga zyrtarët zgjedhor. Me rezultatin ende jo të plotë në Bagdad, Al Maliki po kryeson në tetë provinca të Irakut, ndërsa sfiduesi i tij sekular, Ayad Allavi, kryesues i koalicionit Irakia, po kryeson në dy provinca. Në një provincë është duke kryesuar Aleanca Kombëtare e Irakut, një koalicion religjioz shiitë, i cili ka lidhje me Irakun.

Një koalicion kurd është duke kryesor në Arbil, në rajonin autonom kurd në veri të Irakut.

Rezultati i pjesërishëm në Bagdad dëshmon se Al Maliki ka fituar 159 mijë vota, për dallim nga 105 mijë vota, sa ka fituar Aleanca Kombëtare e Irakut. Mbeti e paqartë se

Mbeti e paqartë se votat e cilave lagje të Bagdadit janë numëruar dhe se cila është përqindja e votave të numëruara deri me tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›