Përleshje ndërfetare në Egjipt
Së paku 24 persona janë lënduar në veri të Egjiptit, si pasojë e një grindje për tokë ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, kanë njoftuar sot mediet shtetërore.
Përleshjet mes të krishterëve koptë dhe myslimanëve në rajonin Marsa Matruh filluan, pasi që të krishterët rrethuan me gardh një tokë në afërsi të një ndërtese, të administruar nga kisha, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve MENA.
“Forcat e sigurisë arritën të shuajnë zjarret, të cilat ju vunë tri shtëpive dhe dy automjeteve”, deklaroi guvernatori i provincës, Ahmed Hussein.
Shefi i sigurisë në provincën Marsa Matruh, Hussein Fekry, theksoi se banorët myslimanë kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit, me të cilin ishte bllokuar një rrugë.
Policia rrethoi fshatin në të cilin kishte ndodhur përleshja, ndërsa guvernatori Hussein kërkoi nga prifti i fshatit që të largohet gardhi i vendosur.
Marrëdhëniet mes të krishterëve koptë dhe myslimanëve zakonisht janë të mira, por nganjëherë ato tendosen dhe shpërthejnë në dhunë, kryesisht si rezultat i grindjeve për tokë.
Të krishterët përbëjnë rreth 10 për qind të 78 milionë banorëve të Egjiptit, me popullatë shumicë sunite.
Sipas njoftimeve fillestare të policisë së paku 24 persona janë lënduar si pasojë e përleshjeve, por nuk ka pasur të vdekur.