E Martë, 3 Nëntor 2026

Nuri: PD nuk do njohë votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit të përcaktuar me ligj

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Partia Demokratike deklaroi sot se votat e diasporës që vijnë jashtë protokolli të përcaktuar me ligj nuk do të njihen.

Në një konferencë për mediet, përfaqësuesit ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri, u shpreh se “rregulli dhe ligji e parashikon mjaft qartë, fletët e votimit nga diaspora, duhet të vijmë nëpërmjet operatorit postar të kontraktuar”.

Nuri theksoi se fletët e votimit “duhet të vijnë dhe të kalojnë nëpërmjet pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të bëhet dorëzimi nga dogana te operatori postar dhe ky i fundit duhet t’i sjellë me transport të sigurt të blinduar dhe t’i sjellë deri në parkun olimpik “Feti Borova”. Ky është protokolli për të cilin kemi rënë dakord dhe i përcaktuar me ligji”

Nuri theksoi se “asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli, dorazi, në kanale të ndryshme, përmes operatorëve postarë të ndryshëm nuk mund të trajtohet dhe duhet të veçohet dhe nuk mund të administrohet në këtë proces”.

Nuri gjithashtu tha se “po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të marrë masa dhe të japë urdhra urgjente që këto praktika të marrin fund menjëherë”. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›