E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri al-Maliki takohet me udhëheqësit rusë

Kryeministri rus Dimitri Medvedev do të takohet sot me homologun e tij irakian, Nuri-al Maliki, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushat e energjisë dhe mbrojtjes.

Kremlini ka theksuar se Maliki do të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit ruso-irakian në fushat e politikës, tregëtisë dhe ekonomisë.

Kremlini njoftoi se të dyja palët do të këmbejnë pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe situatën në Siri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›