E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me Mustafën, Daci: Nuk kërkova asgjë për vete, apo LDD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka deklaruar se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ai nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për LDD- në apo për veten por për Kosovën.
 

Daci ka lavdëruar liderin e LDK- së Isa Mustafa, i cili sipas Dacit është prej të paktëve njerëz në LDK që nuk ka motive personale apo edhe shkatërruese ndaj dikujt tjetër.
 

Daci ka lavdëruar punën e ish Kryeministrit dhe liderit të AAK- së Ramush Haradinjat.Sipas Dacit Haradinaj është politikani që i duhet Kosovës dhe se ai është mahnitur nga puna e tij si kryeministër. Atij i vjen keq që ka përfunduar shpejt koha kur Ramushi ishte Kryeministër.
 

Lideri i LDD-së Daci e ka vlerësuar nismën për këtë bashkim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›