Prokurori e gjykate cfare po ndodh me dosjet e politikes
Skandalet e publikuara nga politika por edhe fyerjet personale midis krereve te shtetit dhe opozites kane perfunduar ne dyert e gjykates dhe prokurorise. Megjithese drejtesia eshte munduar qe te zbardhe keto akuza dhe kunderakuza ende mbetet shume pune per te bere. Fyerjet personale shpeshhere pushohen pasi njeri nga paditesit ose i padituri nuk paraqitet ne seance gjyqesore dhe ne kete menyre ajo nuk ndihet nga togat e zeza. E kunderta ndodh me hetimet e prokurorise per te ashtuquajturat dosjet e politikes te cilat duan shume materiale per te vene para pergjegjesise ligjore abuzuesit. Shpeshhere kreu i shtetit i cili eshte arbitri midis pozites dhe opozites u ka bere thirrje organeve te drejtesise prokurorise e gjykates qe te zbardhin denoncimet publike te bera publike nga te dy krahet e politikes. Por qe kjo te ndodhe duhet me shume perkushtim nga te gjitha krahet. Se pari politikanet duhet te japin te dhena te sakta per denoncimet qe kryhen dhe se dyti organet e gjykates dhe prokurorise duhet ti marrin seriozisht keto denoncime. Lufta politike sa vjen e behet me e ashper kjo edhe per vete faktin se tashme kemi hyre ne nje vit elektoral per zgjedhjet vendore. Ne shume dalje publike politikanet e majte kane akuzuar kundershtaret se abuzojne me detyren dhe se perfituesit ne keto raste jane pikerisht familjaret e tyre. Ne kundersulm deputetet e djathte akuzojne kreret e bashkive se kane kryer shume parregullsi. Krahas ketyre ceshtjeve ne dyert e gjykates dhe prokurorise ekzistojne edhe shume padi e kunderpadi per shpifje dhe kerkesa per demshperblim miliona leke.
Sipas vezhgimit te gazetes Shqip ne Gjykaten e Tiranes jane dhjetera padi civile qe kane nisur ne fillim te ketij viti dhe ende vazhdojne te zhvillohen seanca gjyqesore. Te paditur jane Kryeministri Berisha Kryetarja e Kuvendit Topalli PD-ja ministri Olldashi dhe zv/ministri Pone. Nderkohe qe padites jane kryetari i Bashkise se kryeqytetit Edi Rama institucioni qe ai drejton biznesmene dhe botues te mediave si dhe krere te partive politike.
Pjesa me e madhe e padive jane nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ne cilesine e kreut te ketij institucioni dhe njekohesisht edhe kryetar i Keshillit te Rregullimit te Territorit ne Tirane. Kater padi jane ndaj Partise Demokratike nje drejtuar te paditurit Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha dhe nje padi ndaj zv/ministrit te Brendshem Ferdinand Pone. Nderkohe institucioni i Bashkise se Tiranes ka depozituar dy padi civile ndaj te paditurve Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi.
Shume padi te tjera jane depozituar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet nga biznesmene ndaj te paditurve Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli dhe ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi. Megjithate ne gjykate ekziston edhe nje padi civile nga kreu i PDK-se Nard Ndoka ndaj Kryeministrit Sali Berisha ne menyre qe ky i fundit te pergenjeshtroje deklaratat dhe ta demshperbleje me nje euro. Sipas vezhgimit objekt i padive eshte detyrimi per pergenjeshtrimin e deklaratave dhe detyrimin per pagimin e demit jo pasuror te shkaktuar nga cenimi i dinjitetit ne shuma te ndryshme si dhe detyrimin e te paditurve te shperblejne demin jo pasuror te shkaktuar nga keto deklarata shpifese dhe fyese.