E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeret e demtuar Masat nga kreret e policise abuzive

Perjashtimet Policia dha vendime duke u bazuar vetem ne dyshimet e denoncuesve

Policet e perjashtuar nga policia pa u bazuar ne fakte dhe prova nuk jane te pakte. Ata kane bere nje sere ankesash duke kerkuar te rikthehen ne pune por duket se kjo ka qene e pamundur per ta. Rastet e fundit kane te bejne me dy oficere policie ku njeri prej tyre eshte perjashtuar ndersa tjetri ka marre mase per ulje ne grade. Madje per keto shkelje mesohet se eshte ankuar edhe Sindikata e Policise dhe Avokati i Popullit te cilet kane kerkuar nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit qe masa si Perjashtim nga policia mos te merren deri ne momentin qe gjykata te jape vendim te formes se prere per keta punonjes policie.

Rasti I

Nje nga keto raste ka te beje me nje oficer policie ne Tirane i cili eshte perjashtuar nga policia per korrupsion megjithese gjykata ka vleresuar se ai nuk e kishte kryer nje veper te tille dhe qe SHKB-ja e cila ka kryer arrestimin e tij kishte abuzuar me detyren. Oficeri i policise Qamil B 29 vjec ka kerkuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit per tu kthyer ne detyre pasi lirimi i tij ishte bere ne kundershtim me ligjin. Per kete arsye ai i ka derguar nje kerkese duke u lutur se ai ndodhej i papune dhe ne kushte te veshtira ekonomike pasi aktualisht i punon vetem gruaja nderkohe qe ka nje femije dhe dy prinder me te cilet bashkejeton. Sipas te dhenave ky oficer ishte arrestuar per korrupsion. Fillimisht zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri ne sqarimin e plote te rrethanave. Por pa vonuar shume kohe Komisioni i Apelimit duke mos pasur asnje fakt vetem dyshime vendosi perjashtimin e 29-vjecarit. Ai nuk u dorezua perballe kesaj dhe ndoqi gjyqin deri ne fund duke u shpallur i pafajshem me vendim te formes se prere. Ne keto kushte gjykata kerkoi qe ai te demshperblehet per demin e krijuar ndaj tij pasi edhe u mbajt ne burg dhe qe te rikthehet ne detyre. Oficeri i policise i cili punonte ne seksionin kunder vjedhjes se automjeteve ishte akuzuar se kishte kerkuar para per te liruar nje mjet i cili ishte i vjedhur. Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar e kunderta pasi mjeti nuk ishte i vjedhur dhe ai nuk kishte kerkuar para per te liruar kete mjet e per me teper nuk kishte marre para nga denoncuesit ashtu sic pretendonte SHKB-ja. Madje gjykata ka pare se pavaresisht pretendimeve edhe ne pergjime nuk rezulton se ai ka kerkuar ndonjehere para e per me teper qe parate e bllokuara nuk i jane gjetur atij. Si perfundim gjykata eshte shprehur se Qamil B. ka qene ne krye te detyres. Nga eproret e tij ai eshte urdheruar te kryeje verifikimin e nje automjeti te bllokuar bashke me drejtuesin ne Komisariatin Nr. 4. Gjate ushtrimit te detyres oficeri i policise ka komunikuar me te shoqeruarin e me pas me te atin e tij i cili ka denoncuar se 29-vjecari kishte kerkuar para. Madje oficeri i policise nuk ka pasur dijeni per fillimin e hetimit nga punonjesit e SHKB-se dhe i qete ka kryer verifikimin e mjetit. Ka rezultuar se ky automjet nuk eshte i vjedhur por kishte probleme te tjera qe ndiqen nga qarkullimi rrugor. Gjykata eshte shprehur se logjikisht meqe veprimet e oficerit kishin perfunduar pikerisht me verifikimin se makina nuk ishte e vjedhur ai nuk kishte arsye per te kerkuar shperblim per lirimin e te shoqeruarit apo makines se tij. Gjykata eshte shprehur se vete denoncuesi ka krijuar bindjen se djali i tij mund te lirohet vetem me shperblim e per kete arsye ka kontaktuar edhe me SHKB-ne. Per kete arsye gjykata ka hedhur kritika edhe mbi SHKB-ne e cila ka nxitur denoncuesin per ti dhene parate oficerit te policise qe me pas e kane arrestuar. Por kjo eshte hedhur poshte nga Gjykata e Apelit duke e shpallur te pafajshem kete oficer policie. Megjithate policia e kishte dhene vendimin per perjashtimin e tij keshtu qe ende nuk ka bere asnje hap pas pavaresisht se ka abuzuar duke e perjashtuar oficerin vetem ne baze te dyshimeve paraprake.

Rasti II

Nje tjeter ceshtje ka te beje me uljen ne grade nje tjeter vendim i cili eshte hedhur poshte nga gjykata dhe ka te beje me nje oficer policie ne Diber. Policia nuk ka marre parasysh asnje fakt se ky oficer policie eshte vellai i nje deshmori dhe nuk ka pritur te faktohen akuzat e ngritura ndaj tij por menjehere eshte vendosur ulja ne grade pavaresisht se togat e zeza i kane dhene te drejte atij. Behet fjale per Rasim K. i cili eshte oficer ne Drejtorine Rajonale te Kufirit ne Diber. Ky oficer eshte ulur ne grade nga Komisioni i Apelimit dhe i eshte drejtuar gjykates duke kerkuar te drejten. Nga hetimi ka rezultuar se Rasim K. eshte ne marredhenie pune me policine. Me 24 korrik te vitit 2009 eshte telefonuar nga shefi i stacionit te policise i cili ne ate moment ka qene ne detyre duke i thene qe te merrte automjetin e sherbimit dhe te shkonin ne ndihme te nje inspektori ne Komunen Gjorice pasi kishte nje konflikt. Pas zgjidhjes se konfliktit oficeri ka shkuar ne shtepine e kryetarit te komunes ku sipas drejtuesve te policise kishte konsumuar alkool. Ate dite eproret e kane thirrur oficerin per te dhene shpjegime por ai e ka mohuar nje fakt te tille se kishte konsumuar alkool ne orar te punes. Megjithate ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore dhe ne perfundim i eshte dhene nje mase per ulje ne nje grade nga nenkomisar ne kryeinspektor. Duke pare se ne kete ceshtje nuk jane respektuar te gjitha procedurat ligjore gjykata ka vendosur te shfuqizoje kete mase pavaresisht se drejtuesit e policise nuk kane qene dakord. Madje edhe sot vazhdojne te mbajne ne fuqi masen e dhene me pare. Megjithate keta dy oficere policie nuk jane te vetmit qe vuajne ne kurriz keto masa arbitrare qe jepen pa u bazuar ne ligjet dhe rregulloret perkatese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›