Nurja: Gati regjistrimi i INSTAT për fermat
Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT Ines Nurja nga Gjirokastra ka bërë me dije se regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore apo fermave prodhuese do të japë një përfitim të rëndësishëm jo vetëm statistikor por të dhenat do të mundësojne planifikim më të mirë në fushën e bujqësisë dhe blektorisë. Në takimin e radhës të zhvilluar në sallën e konferencave në godinën e Këshillit të Qarkut së Gjirokastrës me kryetarët e komunave të këtij qarku, evidente kanë qënë ankesat dhe sygjerimet e pushtetarëve vendore kundrejt drejtuesve të INSTAT.
Drejttuesja e INSTAT, Ines Nurja, është shprehur se janë marrë parasysh të gjitha vështirësitë në realizimin e rregjistrimit të radhës, si shtrirja gjeografike e fshatrave apo percaktimi i anketuesve.
Rregjistrimi për prodhimin bujqësor bruto do të realizohet nga 1300 anketues të cilët do të trajnohen nga Instituti i Statistikave. Për të gjitha komunat në rang vendi do të jetë i emëruar një anketues i cili do të jetë i percaktuar nga vetë INSTAT. Ndërkaq, sipas llogaritjeve paraprake rregjistrimi i pergjithshem i njësive ekonomike bujqësore ne qarkun e Gjirokastrës do të kërkojë 117 anketues, numër ky i pamjaftueshem sipas krerëve të komunave te cilët pretendojnë se nuk është marrë parasysh kriteri gjeografik.