"The Economist": Sllovenia, vendi i gjashtë i Eurozonës në krizë

Gazeta e përjavshme “ The Economist” shkruan se Sllovenia mund të jetë shteti i gjashtë anëtar i BE-së që do të kërkojë ndihmë financiare, pas Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Qipros dhe Spanjës.
“Nëse do të ishte e nevojshme ndërhyrja, atëherë do të bëhet vetëm një ndryshim i vogël për fondet për ndihmën e vendeve të eurozonës. Sllovenia ka vetëm 2 milion baorë, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arrin në 36 miliardë euro, që është vetëm 0,4 për qind nga prodhimi i brendshëm bruto i Eurozonës. Sllovenia do të ishte vendi i parë i ish-vendeve komuniste në eurozonë që do të kishte nevojën e ndihmës financiare”, shkruan prestigjiozja “ The Economist”.
Letrat me vlerë në Slloveni ditëve të fundit arritën kuotën e kamatës prej 7 për qind, në situatë që nënkupton se vendi nuk mundet më që të marrë borxh në tregun ndërkombëtar.