Rriten kerkesat per punesimin sezonal te te rinjve

Sezoni turistik nuk i shërben vetëm imazhit të Shqipërisë, njohjes me potencialet, vlerat dhe trashëgiminë kulturore të saj, por përbën edhe sektorin më të fuqishëm të punësimit sezonal, kryesisht të të rinjve.
Sipas një statistike të huaj, turizmi shqiptar punëson në sezon, rreth 170 mijë vetë, në të gjithë vendin. Ky rekrutim vjen nga institucionet shtetërore dhe agjencitë e punësimit.
Kërkesat për punësimin sezonal vijnë kryesisht nga moshat 18 deri në 35 vjec.
Në tërësi, këta janë të punësuar të përkohshëm, studentë, të rinj, të cilët me fitimet që nxjerrin nga puna e tyre lehtësojnë barrën e familjeve të tyre, me fitimin e disa të ardhurave, me të cilat do të përballojnë më lehtë vitin e shkollor.
Më i preferuar mbetet bregdeti i Jugut i cili paraqet dhe kërkesa më të shumta për punësim, por këtë vit duket se është parë me interes edhe veriu i Shqipërisë i cili ka zgjuar kuriozitetin e turistëve të huaj dhe vendas ndaj turizmit natyror.