Nushi suspendohet për tri ndeshje

Cyrih, 20 gusht - Mesfushori i St. Gallenit, kosovari Kristian Nushi është dënuar me tri ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Superligës së Zvicrës. 28-vjeçari Nushi ka marrë këtë dënim pasi në ndeshjen e javës së pestë kundër Grasshoperit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e tretë të kohës shtesë. Këtë ndeshje St. Galleni e humbi me rezultat 2:1. Nushi u përjashtua nga arbitri pasi ka fyer futbollistin kundërshtar Steven Lang që ishte i shtrirë në tokë. Aktualisht skuadra e St. Gallenit zë vendin e fundit në tabelën e Superligës zvicerane me tri pikë të tubuara.