E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit pastrojnë zonën e plazhit

SARANDE- Për një Sarandë të pastër, të bukur dhe plot shëndet. Kjo ka qenë motoja e një grupi nxënësish dhe punëtorësh të pastrimit, të cilët janë bërë promotor për një mjedis të pastër, duke nisur nga plazhi i ri. Zyra e promocionit në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Sarandës, ka apeluar për një higjienë të shëndoshë në gjithë qytetin turistik. Nuk ishte thjesht një orë mësimi në mjedis të hapur, por një punë me dëshirë dhe serioze e një grupi nxënësish të shkollës së mesme Hasan Tahsin që në bashkëpunim edhe me një grup punëtorësh të pastrimit, janë angazhuar për pastrimin e mjediseve të plazhit të ri, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Turizmit në bashki, Aristotel Bita. Ndërsa inspektorja e zyrës së promocionit në DSHP-në e Sarandës, Mirjana Meçe, theksoi se aksioni për pastrimin e plazhit është i përvitshëm. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›