Nxenesit 2 here ne muaj shkojne tape ne mesim

Ministri Vasili Stop tregtimit te pijeve alkoolike minoreneve dyqaneve dhe lokaleve klubeve te nates gjobe deri ne 10 mije leke
Kane provuar alkoolin qe 8 vjec dhe pas heres se pare shumica derrmuese e ketyre femijeve i jane rikthyer konsumit ne moshen 14-16 vjec edhe ne ditet e zakonshme madje 30 e nxenesve ne fshat dhe qytet perdorin pije alkoolike 2 dite gjate muajit. Nuk ka diference mes nxenesve me rezultate te larta dhe atyre me rezultate te uleta ne perdorimin e pijeve alkoolike nderkohe qe perqindjet me te larta te konsumit me shpesh se dy dite ne muaj zene nxenesit me rezultate te dobeta. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik me shqetesues eshte fakti se tashme as cmimi i pijeve alkoolike nuk eshte me pengese per perdorimin e tyre nga adoleshentet. Nderkohe qe ne vendin tone pijet alkoolike shiten lirisht ne tregje edhe per minorenet ne bare dhe klube nate konsumi eshte pa limit. E megjithate qe ne vitin 2006 eshte miratuar ligji Per mbrojtjen e te miturve nga perdorimi i alkoolit vendi yne e ka te detyrueshme te mos lejoje shitjen e lire pijeve alkoolike minoreneve dhe as konsumin ne lokale. Pas shtimit te frikshem te rasteve ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka prezantuar strategjine kombetare te luftes kunder alkoolit ne moshat e mitura. Gjate nje dalje diten e djeshme ministri Vasili ka kerkuar zbatim praktik te ligjit si dhe fukosimin per luftimin e fenomenin ne shkolla. Ligji shqiptar eshte shume i qarte ndalues dhe pa asnje leshim qofte ne perdorimin e alkoolit ne ambientet arsimore qofte ne trajtimin e tij ne teresi. Te gjithe prinderit perdorues alkooli duhet te kontrollojne sjelljet e tyre per te mos qene nje shembull shume negativ per femijet. Te gjithe mesuesit ne bashkepunim me perfaqesuesit e shendetit duhet te njohin mire dhe te bejne publike pa u lodhur efektet shume te demshme qe alkooli shkakton - tha ministri.
Denimet
Kryefjala edhe e strategjise se ministrise eshte fuqizimi i ligjit kunder alkoolit ne menyre te vecante thekson penalizimet per shkelesit. Edhe ne fjalen e tij kreu i shendetesise tha se nuk do te kete asnje tolerance per pronaret e lokaleve qe shkelin ligjin dhe qe nuk do te vendosin shenja te qarta per perdorimin e alkoolit ne mosha te caktuara. Sipas ligjit tregtimi nga njesite tregtare i pijeve alkoolike te miturve perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 10 mije deri ne 20 mije leke. Po keshtu percaktohet se frekuentimi nga te miturit i klubeve te nates ne te cilat tregtohen pije alkoolike perben kundervajtje administrative dhe subjekti denohet me gjobe nga 30 mije deri ne 50 mije leke. Ne fakt te gjitha keto masa jane te paracaktuara ne ligj mirepo deri me tani nuk kane gjetur zbatim.
Pasojat
Konsumimi i alkoolit ka pasoja te shumta sociale dhe shendetesore vecanerisht shendetesore sasia e akumuluar e alkoolit te konsumuar ne periudhe te gjate kohe u paraprin shume semundjeve kronike. Faktore te tjere perfshijne menyren e te pirit ne vecanti pirja rastesore ose e rregullt deri ne intoksikim konteksti i pirjes qe mund te rrise rrezikun e demtimeve te qellimshme ose jo ne transmetimin e disa semundjeve infektive faktor eshte cilesia e pijeve alkoolike ose kontaminimi me substanca toksike si p.sh. metanoli alkool metilik. Perdorimi i demshem i alkoolit eshte faktor risku i evitueshem per crregullimet neuropsikike dhe semundje te tjera si semundje kardiovaskulare cirroze te melcise dhe kancere te ndryshme. Per disa semundje te tjera si kanceri i gjirit nuk ka te dhena se eshte shkaktar niveli i konsumit te alkoolit. Nje perqindje te konsiderueshme te numrit te semundshmerise qe i atribuohet perdorimit te demshem te alkoolit percaktohet nga demtimet qofte keto te qellimshme ose jo rastet e aksidenteve automobilistike vetevrasjet. Demtimet fatale qe i atribuohen alkoolit ndodhin sidomos tek te rinjte. Disa grupe vulnerabile jane grupe risku persa i perket ndjeshmerise ndaj vecorive toksike psikoaktive dhe te vecorise per tu varur nga alkooli.
Je minoren nuk lejohet hyrja
Ligji Per mbrojtjen e minoreneve nga perdorimi i alkoolit ekziston tashme i miratuar ne vendin tone prej pese vitesh. Gjate ketyre viteve asnje dyqan shitje supermarket apo lokal nuk duhej te lejonte tregtimin e pijeve alkoolike minoreneve. Ne te kundert penalizmi do te ishte me gjoba te majme. Vecanerisht per baret dhe klubet e nates ku adoleshentet duket se abuzojne me shume. Ne keto vende keta minorene nuk duhej te lejohen te futen te pakten jo nese kjo vertetohet me dokumente. Por edhe nga pjekuria e moshes mund te dallohen lehtesisht e megjithate konsumimi i alkoolit ndodh edhe ne baret ngjitur shkolles ne ato te lagjes apo me shoqerine. Gjithnje e me shume studimet e ISHP-se tregojne per rritje te konsumit te pijeve alkoolike nga adoleshente nxenes te shkollave 9-vjecare dhe atyre te mesme. Shendetesia ngre alarmin se ne shume vende perdorimi i demshem i alkoolit nga te rinjte dhe grate eshte nje shqetesim qe vjen duke u shtuar. Pirja deri ne intoksikim si edhe episode te alkool pirjes se forte jane te shpeshta sidomos tek adoleshentet dhe te te rinjte dhe impakti negativ i perdorimit te demshem te alkoolit eshte me i madh te grupi i te rinjve te dy sekseve. Norma e demtimeve prenatale perfshin sindromen alkoolike te fetusit si edhe shume defekte dhe deficite neurobiologjike qe demtojne ne zhvillimin dhe funksionimin social. Efektet e kesaj lloj pirjeje ka pasoja jo vetem per ata qe e pijne por edhe ne pjesen tjeter te shoqerise. Ka fakte ne rritje qe i atribuojne ketij lloj konsumimi alkooli demtime akute qe lidhen me dhunen dhe aksidente automobilistike te cilat perfshijne edhe kembesoret. Ringjallja e ligjit jep shprese per zbatim te pakten ne shitjen ne lokale dhe identifikimin e kesaj grupmoshe ne menyre reduktimin sa me shumte te ketij fenomeni.
Femrat njesoj si meshkujt konsum alkooli 4 here ne jave
Studim tjeter per konsumin e alkoolit nga popullsia shqiptare eshte Studimi demografik per shendetin DHS 2008 - 2009. Sipas ketij studimi konsumi i alkoolit tek femrat dhe meshkujt e moshes riprodhuese rezulton se femrat qe jetojne ne zonat urbane konsumojne me teper alkool se femrat ne zonat rurale ndersa tek meshkujt vihet re nje perqindje me e larte konsumimi ne zonat rurale. Po ashtu nga ky studim rezulton se grupmosha qe konsumon me teper alkool eshte ajo 35-39 vjec tek femrat ndersa te meshkujt shihet qe konsumimi i alkoolit me nje frekuence me te shpeshte ndodh tek mosha 25-29 vjec. Per sa i perket arsimimit rezulton se femrat me arsim te larte konsumojne me shume alkool ndersa tek meshkujt konsumimi me i madh i alkoolit verehet tek ata me arsim tetevjecar. Lidhur me rajonin grate ne rajonin qendror konsumojne me teper alkool ndersa burrat e rajonit malor jane ata qe konsumojne alkool me teper. Femrat qe jetojne ne qytet kane nje frekuence me te larte te pergjigjeve pohuese 1-4 here ne jave dhe 1-3 here ne muaj. E kunderta ndodh me meshkujt. Ata qe jetojne ne fshat kane nje frekuence me te larte te pergjigjeve pohuese pese ose me shume here ne jave 1-4 here ne jave dhe 1-3 here ne muaj.
Ligji nr. 9518 date 18.4.2006 Per mbrojtjen e te miturve nga perdorimi i alkoolit
Neni 6
Dokumenti i identifikimit
1. Per qellime te zbatimit te ketij ligji si dokument identifikimi per te vertetuar qe
personi nuk eshte i mitur sherben njeri nga keto dokumente
a certifikata e lindjes me fotografi
b pasaporta per udhetim jashte shtetit
c deshmia e aftesise per drejtim automjetesh
c karta e identitetit te nxenesit
d cdo dokument tjeter zyrtar i njevleftshem me to.
2. Per qellime te zbatimit te ketij ligji si dokument identifikimi per te vertetuar lidhjen e
personit madhor me te miturin te cilin ai po shoqeron sherbejne
a certifikata e lindjes se te miturit me fotografi se bashku me dokumentin identifikues te
personit madhor sipas percaktimit te dhene ne piken 1 te ketij neni
b pasaporta per udhetim jashte shtetit e te miturit se bashku me dokumentin identifikues
te personit madhor sipas percaktimit te dhene ne piken 1 te ketij neni.
Neni 11
Kundervajtjet administrative
1. Tregtimi nga njesite tregtare i pijeve alkoolike te miturve perben kundervajtje
administrative dhe denohet me gjobe nga 10 mije deri ne 20 mije leke.
2. Tregtimi apo ofrimi falas i pijeve alkoolike nga baret restorantet ose klubet e nates te
miturve perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 20 mije deri ne 30 mije
leke.
3. Frekuentimi nga te miturit i klubeve te nates ne te cilat tregtohen pije alkoolike
perben kundervajtje administrative dhe subjekti denohet me gjobe nga 30 mije deri ne 50 mije
leke.
4. Mungesa e tabelave treguese me shenimin Ndalohet shitja e alkoolit personave nen
18 vjec ne njesite tregtare bare restorante ose klube nate perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe 10 mije leke
5. Reklamimi drejtperdrejt ose terthorazi i pijeve alkoolike drejtuar te miturve ne te gjitha
mjediset e tjera perjashtuar ato arsimore si rruge parqe etj. perben kundervajtje administrative
dhe denohet me gjobe nga 100 mije deri ne 200 mije leke.