Prifti ne prokurori no comment per videon e ryshfetit me zevendesin e tij

Dritan Prifti u thirr ne cilesine e personit nen hetim por ende prokuroria nuk ka ngritur akuze pritet ne seancen e radhes
Per me shume se 80 minuta ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka qene dje ne zyrat e Prokurorise se Pergjithshme per te dhene shpjegimet e tij ne lidhje me videon ku shfaqet ai edhe ish zevendesi i tij Leonard Beqiri si edhe nje shume prej 70 mije eurosh.
I shoqeruar edhe nga avokati i tij Fatmir Brraka si edhe truprojat e tij deputeti tashme pa imunitet Dritan Prifti mesohet te jete marre ne pyetje nga nje grup prokuroresh te organit qendror te akuzes ku vec videos me te fundit qe u gjet e fshire ne kompjuterin e tij ish-ministri i Energjetikes eshte pyetur edhe per shfaqjen e tij ne videon e pare se bashku me ish-zevendeskryeministrin Meta.
Ne lidhje me keto shpjegimet e dhena nga ish-ministri Dritan Prifti per te dyja videot jane mbuluar nga nje sekret i plote i organit te akuzes duke mos bere te ditur asnje detaj te seances se pyetjeve. Burime nga ky institucion pohuan vec faktin se Prifti eshte thirrur ne cilesine e personit nen hetim por ende nuk eshte ngritur ndonje akuze konkrete dhe se ndoshta kjo pritet ne seancen e radhes. Nga ana tjeter vete deputeti Prifti pas daljes nga ana e prapme e prokurorise jo si here tjeter nuk ka preferuar te komunikoje me mediat duke iu larguar ballafaqimit pa dhene asnje deklarate.
Dyshimet ndaj Dritan Priftit u ngriten nga organi i akuzes pas depozitimit te vete te akuzuarit te nje ore videoregjistruese kompjuterit dhe pajisjeve te tjera te pergjimit ku shfaqej ai dhe ish-zevendeskryeministri Ilir Meta mirepo gjate kontrollit qe iu be pajisjeve nje ekspert amerikan i thirrur ne ndihme nga Prokuroria e Pergjithshme per zbardhjen e filmimit te pare arriti te rigjente edhe nje video te fshire duke ia vene ne dispozicion prokurorise. Ketu ish-ministri i Ekonomise Prifti shihej me zevendesin e tij Leonard Beqiri dhe nje shume prej 70 mije eurosh. Per kete arsye prokuroria kerkoi nga Parlamenti heqjen e imunitetit te Dritan Priftit me qellim qe te vazhdonte hetimet per akuzen e korrupsionit pasiv.
Vete Prifti pohoi para Parlamentit se videon ne te cilen prokuroria bazon akuzen kunder tij per korrupsion e ka xhiruar ai vete me te njejtin qellim si videon e pare te bere tashme publike. Prifti duke lene vullnetarisht imunitetin deklaroi se videoja per te cilen akuzohet eshte filmuar per te provuar presionet joshjet per korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metes. Gjate seances parlamentare per heqjen e imunitetit te tij Prifti tha se akuza ndaj tij per korrupsion pasiv do te ishte shmangur nese prokuroret do ta therrisnin me pare ne nje seance pyetjesh.