E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxenesit do te pajisen me diploma te certifikuara

15/10/2010Marreveshja per seksionet dygjuheshe shqiptaro-franceze

Diplomat e leshuara nga shkollat e seksionit dygjuhesh shqip-frengjisht do tu mundesojne nxenesve tituj te certifikuar nga autoritetet franceze si dhe njohje te provimit te gjuhes per studentet qe duan te vijojne me tej studimet ne France. Per kete eshte nenshkruar gjate dites se djeshme marreveshja e bashkepunimit ndermjet kreut tone te arsimit Myqerem Tafaj si dhe Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Frances perfaqesuar nga ambasadorja franceze ne vendin tone Maryse Daviet. Aktualisht frengjishtja eshte gjuha e dyte me e rendesishme ne sistemin tone arsimor. Ajo shtrihet ne te gjithe sistemin parauniversitar si gjuhe e huaj e pare e detyruar dhe si gjuhe e huaj e dyte nga klasa III e ciklit te ulet deri ne klasen XII te gjimnazit dhe arsimit profesional. Gjithashtu gjuha franceze ofrohet si program studimi universitar ne disa universitete. Sipas ministrit Tafaj nenshkrimi i kesaj marreveshjeje administrative shtron para kuadrit mesimor dhe drejtues ne Korce Tirane Elbasan dhe Shkoder kerkesa te qarta per nivelin gjuhesor te mesuesve dhe nxenesve duke iu referuar dokumentit standardizues evropian - Kuadrit te Perbashket Evropian te Referencave per Gjuhet. Nderkohe qe trajnimi i mesuesve kryesisht te atyre qe japin lendet shkencore ne gjuhen frenge eshte nje synim i vazhduar i autoriteteve franceze permes kualifikimeve te rregullta te France dhe vende te tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›