E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesat e bonove te thesarit vijojne renien

15/10/2010Oferta e fundit 5 miliarde leke bono me afat 12-mujor me interes 771 per qind

Letrat me vlere te qeverise mbeten nje alternative e leverdishme investimi ne kushtet kur kerkesa per kredi eshte shfaqur mjaft e dobet. Banka e Shqiperise veren se interesi eshte kthyer drejt sektorit bankar ne tregun e letrave me vlere dhe sakaq interesat e bonove te thesarit vazhdojne tendencen renese. Sipas te dhenave te BSH-se ne ankandin e kesaj jave bonot me maturim 12-mujor u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 7.71 per qind nga 7.74 per qind qe ishte ne ankandin paraardhes. Ne ankand u emetuan bono ne vleren e 5 miliarde lekeve dhe oferta per financim ishte mjaft e larte.

Ankandi

Pjesemarres ne ankand ishin 41 oferta per nje vlere totale prej 7.5 miliarde lekesh por prej tyre u pranuan 30 oferta. Renia e interesave te bonove te thesarit u paralajmerua edhe nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Ai shpjegoi se kjo ka ndodhur pas uljes se normes baze te interesit per lekun ne 5 per qind vendim i Keshillit Mbikeqyres i muajit korrik. Ne aspektin operacional ne jemi te pranishem ne treg duke ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar. Kemi nje zhvillim pozitiv ne uljen e te gjithe segmentit te interesave te bonove te thesarit prej 10 per qind- eshte shprehur Guvernatori Fullani. Prirja ne renie e interesave te Bonove te Thesarit eshte vecanerisht e theksuar muajt e fundit ne bonot me afat me te shkurter maturimi. Ne ankandin e zhvilluar kete jave interesi i bonove me maturim 6-mujor ra serish ne 6.8 per qind nga 6.98 per qind qe ishte ne ankandin paraardhes. Edhe ketu oferta ishte mjaft e larte dhe nga 15 oferta te paraqitura u pranuan vetem 6 per nje vlere totale prej 7.7 miliarde lekesh. Ne muajt qershor dhe korrik normat e interesit te bonove kishin dhene disa sinjale te lehta rritjeje por konjuktura e tregut te kredise dhe uljet e normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise po bejne qe interesi i borxhit publik ti rikthehet renies. Renie pesuan edhe interesat e bonove me maturim 3- mujore qe ne ankandin e fundit u emetuan me nje norme interesi 5.63 per qind nga 5.74 per qind qe ishte ne ankandin paraardhes.

Lehtesimi

Sipas BSH-se lehtesimi i kushteve monetare synoi ti jape nje stimul te metejshem aktivitetit ekonomik duke kontrolluar ne te njejten kohe presionet inflacioniste dhe ekuilibrat e jashtem te ekonomise. Ajo eshte percjelle ne tregun financiar ne segmentin afatshkurter te tij duke sjelle uljen e kostos se huamarrjes te bankave si dhe norma me te uleta interesi ne tregun primar te letrave me vlere te qeverise. Por ende nuk ka nje ulje te kostos se huamarrjes ne sektorin privat.

Investimet

Struktura e aktiveve te sistemit bankar ne fund te 2009-es shfaqi disa ndryshime sic ishte rritja e investimeve ne letra te tjera me vlere me 11 miliarde leke ose 7 per qind. Investimet ne letrat e tjera me vlere perfshijne peshen e obligacioneve te qeverise prej 87.9 per qind nga 82.8 per qind ne fund te vitit 2008 pasuar nga obligacionet e emetuara nga qeveri te huaja prej 5.8 per qind banka te huaja ne 4.2 per qind dhe institucione te huaja financiare ne 1.1 per qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›