Nxënësit e klasës së IX testohen në matematikë

Me përfundimin e provimit të matematikës nxënësit e shkollave 9 vjeçare i kanë dhënë fund ciklit të detyruar për të hyrë tashmë të një cikël tjetër, të shkollës së mesme. Por si ka qenë provimi i matematikës për nxënësit e "Shkollës së Kuqe " në kryeqytet. Disa prej tyre pohojnë se teza me 25 pyetje për lëndën e matematikës ka qenë e lehtë dhe se kanë pasur kohë edhe për t'u përgatitur. Madje pohojnë se për shokët e tyre ka pasur edhe penalizime ku mësuesit i kanë nxjerrë nga klasa.
Provimi i matematikës ka zgjatur 2 orë e 30 minuta ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 12.30. Në tezë është vendosur kodi i çdo nxënësi dhe pas përfundimit materialet janë dërguar në qendrat e korigjimit, ku shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se pas pesëmbëdhjetë ditëve.