Podgoricë: Mbahet takimi Brajovic - Rexhepi

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe homologu i tij malazez, Ivan Brajoviç, do të takohen të hënën në Podgoricë, për të diskutuar rreth "çështjeve pronësore" përgjatë kufirit.
Qeveria e Malit të Zi njofton se ministrat do t'i shqyrtojnë "të gjitha aspektet e bashkëpunimit" të dy ministrive.
Shefi i diplomacisë malazeze, Millan Roçen, ka deklaruar më herët se takimi i tillë është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës dhe se ai ka kërkuar që në fokus të bisedimeve të jetë "zgjidhja e problemeve pronësore përgjatë kufirit dhe rregullimi i çështjes së demarkacionit".