E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësja me 10-ta: Dua të shkollohem në Shqipëri, diskriminohem në Maqedoni

SHKUP- Arjeta Alili nga Shkupi, një nxënëse e talentuar dhe e shkëlqyer me dhjetra çertifikata e diploma, ka mbi tetë muaj që lufton për të kërkuar të drejtën e studimeve te larta në Ministrine e Arsimit te Maqedonisë.

15 vjeçarja këtë vit përfundoi shkollën e mesme dhe iu refuzua bursa nga institucionet maqedonase. Ajo dhe prindërit e saj theksojnë se kanë hequr nga Shkupi, duke kërkuar ndihmë nga Tirana zyrtare.

"Kërkojmë ndihmë nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Sali Berisha. Nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Nuk e ndjejmë veten si shtetasë të këtij vendi ku jetojmë si kafshë, pa asnjë të drejtë të vetme", shprehet Arjeta dhe babai i saj Fatmir Alili për të përditshmen "24 orë".
"Në konkursin për bursa të shpallur nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë kam aplikuar para disa muajve, përmes internetit. I plotësova të gjitha dokumentat, prandaj edhe mu pranuar aplikacioni. Mirëpo kur doli rezultati u befasova, emri im nuk figuronte në listë. Vetë zyrtarë të ministrisë më thanë se është absurde dhe se mua më takon bursa. Por ndodhi e kundërta, edhe pas disa kërkesave dhe lutjeve me shkrim nuk mora përgjigjen e premtuar", rrëfen e Arjeta, e cila e jeton në familjen e saj tetë anëtarëshe në kushte tejet të vështira ekonomike.

Përjetimi më i keq për 15 vjeçaren ka qenë dita kur babai i saj arrestohet në ambientet e Ministrisë së Arsimit, me urdhër të disa zyrtarëve, vetëm për shkak se, siç thotë ajo, babai i saj kishte kërcënuar se do të hyjë ne grevë urie në hapësirat e kësaj ministrie për të kërkuar drejtësinë.

"Nuk e di kë përfaqësojnë këta shqiptar të punësuar në këtë ministri, fjalët e të cilëve i merr era. Çka është me e keqja ata në vend se të na ndihmonin ata e arrestuan prindin tim dhe e dërguan në polici, ku pas një bisede informative e liruan", ka rrëfyer për "24 orë" nxënësja shkupjane, e cila thotë se janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar për ti dal ballë halleve të tyre për shkollim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›