E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje në Peshkopi, qëllohet me armë 35 vjeçari

PESHKOPI - Një i ri është vrarë pak momente më parë në një lokal në qytetin e Peshkopisë. Mësohet se 35 vjeçari Ulvi Vranici është qëlluar me armë zjarri nga Sali Loka.

Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 10.30 të ditës sotme në një lokal në lagjen "Gjon Doci", është qëlluar me armë zjarri automatike dhe ka vdekur në vend 35 vjecari Ulvi Vranici nga qyteti i Peshkopisë. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje, dhe pas këqyrjes së vendit të ndodhisë së rëndë dhe marrjes së dëshmive ka ndjekur vrasësin të cilin e ka kapur pas disa minutash. Ai është 42 vjeçari Sali Loka, banues po në Peshkopi.

Sipas policisë vrasja erdhi pas një sherri në lokal midis dy personave në fjalë, që kishte për shkak pronësinë, ndërsa pas zënkës Sali Loka ka qëlluar me automatik, duke e lënë të vdekur në vend 35 vjeçarin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›