Nxirren trupat e mbytur ne Ishem

Dy trupat e të rinjve të mbytur në lumin Ishëm të Durrësit u gjetën dhe u nxorën nga polumbarët pas disa orë kërkimi. Lajmi u konfirmua nga grupi operacional, i cili nisi kërkimet në orët e para të ditës.
Dy të rinjtë janë mbytur aksidentalisht pasditen e së dielës në lumin Ishëm në fshatin Likmetaj të Durrësit. Viktimat janë Ervis Salia dhe Elson Sinameti, të moshës 24 dhe 21 vjeç, të cilët ishin duke mbledhur kanaçe dhe bidona plastike buzë lumit, atje ku derdhen një pjesë e mbeturinave të zonës rreth 40 km në veri të Durrësit.
Sipas të afërmeve të të mbyturve, dy të rinjtë kanë qenë në breg të lumit, ku fillimish njëri prej tyre ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, ndërsa kunati i tij me ta parë ka tentuar t’i vijë në ndihmë, por as ai nuk ka mundur të dalë prej lumit, pasi janë tërhequr nga rrjedha e ujit.