E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polumbaret nxjerrin trupin e pajete te 13 vjecarit

Një 13-vjeçar është mbytur teksa lahej në Liqenin e Farkës, në periferinë jug-lindore të Tiranës. Anes Kumi, kishte shkuar pas shkollës me vëllanë dhe bashkëmoshtarë të tij në liqenin e Farkës.

Djemtë janë zhveshur dhe kanë nisur të lahen dhe më pas kanë tërhequr një barkë-pedalon nga vendi ku ndodhej lokali, ku korrikun e vitit 2008 u mbytën nga fundosja e barkës pronari dhe 15 klientë.

Ata kanë nxjerrë pedalonin në ujë dhe teksa luanin në të, 13-vjeçari është hedhur duke menduar se ishte ende në cekëti. I mituri ka rënë në thellësi, dhe mosditja e notit e ka bërë të pamundur që të dilte në breg.

Fëmijët e tjerë nuk kanë mundur ta nxjerrin nga thellësia rreth 3 metra ku kishte përfunduar i mituri. Ata kanë lajmëruar banorët, të cilët sinjalizuan policinë.

Uniformat blu lajmëruan të atin, i cili ishte në punë në Durrës, ndërsa u prit mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›