Bonuci dhe Matri kane rinovuar kontratat e tyre me Juventusin

Në Mynih janë të gëzuar, pasi Arjen Roben është shumë pranë zgjatjes së kontratës që e lidh me Bajernin. Talenti holandez do të nënshkruajë për të luajtur në Bavari deri në 2015, ndërsa këtë sezon ka qenë tepër i rëndësishëm me 14 gola në kampionat e Champions. Roben erdhi tek Bajerni që nga Reali në verën e vitit 2009 me kontratë 4-vjeçare.
Së fundi, duke mbetur në Gjermani, kemi çështjen “Raul Gonzales”. Sulmuesi spanjoll ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm, ndërsa kontrata me Shalken i përfundon këtë verë. Klubi gjerman kërkon që ta mbajë dhe i ka bërë me dijë çfarë i ofron, ndërsa Raul thekson se nuk shqetësohet as nga rroga dhe as nga kohëzgjatja, por kërkon të kuptojë se çdo të ishte më mirë për të ardhmen e tij dhe të familjes.