I ndezën studentët gjatë protestës disa-orëshe, forcat zjarrfikëse punojnë për shuarjen e flakëve te “Eye of Tirana”
Forcat zjarrfikëse kanë zbarkuar në qendër të Tiranës duke filluar punën për shuarjen e zjarreve të ndezura nga studentët gjatë kësaj mbrëmje në saj ë të protestës së nisur që në orët e para të mëngjesit.

Sulmit të të rinjve nuk i shpëtoi as ndërtesa e Eye of Tiranë në zemër të kryeqytetit, ku protestuesit i vunë flakën disa materialeve në katin e parë dhe në tarracën e godinës.