Tahiri: Basha pa legjitimitet, e faktoi ODIHR-i

Socialistët theksuan sot se raporti i publikuar dje përbën certifikatën e dështimit spektakolar të qeverisë për ti dhënë qytetarëve dhe vendit zgjedhje të lira e të ndershme.
Nënkryetari i grupit parlamentar Sajmir Tahiri, u shpreh se raporti thotë qartë se rezultati për Tiranën, nuk bazohet në ligj, por në vendime të KQZ dhe Kolegjit kontradiktor.
“Raporti në asnjë faqe të tij, nuk i ka klasifikuar këto zgjedhje as si të lira, as si të ndershme. Nuk i ka klasifikuar këto zgjedhje as si përmbushje e standardeve, qoftë edhe të pjesshme, siç ka deklaruar në të kaluarën. Të gjitha shqetësimet e ngritura nga PS-ja para ditës së zgjedhjeve, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë numërimin dhe tabulimin e rezultatit, janë pasqyruar në raport të plota dhe të vërteta, duke ngritur shqetësime dhe më të mëdha jo vetëm për dështimin e paralajmëruar të zgjedhjeve të 8 majit, për të cilin u bëmë të gjithë dëshmitarë, por edhe për premisat e forta që zgjedhje të manipuluara e delegjitimuara të bëhen praktikë e konsoliduar e shumicës pa legjitimitet”, tha Tahiri.
Deputeti socialist shtoi se në raport, vend të veçantë zënë vendimet e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, çka sipas tij, janë kontradiktore, duke shënuar vendime të ndryshme për të njëjtat situata. “Vlerësimi i arbitrit ndërkombëtar është një nënvizim i asaj kemi thënë që në fillim se kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka legjitimitet. Sigurisht që ne nuk presim që ai të japë dorëheqjes...sikundër nuk presim që të japë dorëheqjen as banda e Saliut në KQZ me në krye Ristanin, të gjithë me përgjegjësi themelore për shkatërrimin e zgjedhjeve në Tiranë”, tha më tej ai.
Në fund, Tahiri tha se PS-ja e vlerëson këtë raport si plotësisht objektiv, “i cili ka qëmtuar deri në fund problemet e rënda që ka procesi zgjedhor në Shqipëri duke dhënë rekomandime të vyera”. /S.Lleshi/Start/
2011-08-16 14:08