E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur do te kompletohet sherbimi diplomatik?

Nga Edona Peci

Ministria e Puneve te Jashtme angazhohet se se shpejti do te zgjidhen bartesit per sherbimin konsullor te shtetit jashte vendit, por njofton se perzgjedhja e ambasadoreve te shtetit ne arenen nderkombetare do te marre kohe. Procedurat e rregullta ligjore, te cilat parashihen me Ligjin per Ministrine e Jashtme te Kosoves, i cili u miratua ne Kuvendin e Kosoves ne fund te vitit te kaluar, dhe korniza kohore, te cilen kerkojne keto procedura, jane arsyet kryesore qe pengojne perzgjedhjen e menjehershme te ambasadoreve te Republikes se Kosoves. Keshtu thone zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves, te cilet theksojne se 22 ambasadoret e Republikes se Kosoves, te cilet do te perfaqesojne vendin ne arenen nderkombetare, nuk do te perzgjidhen sipas preferencave politike.

Zedhenesja e Ministrise se Jashtme te Kosoves, Albana Beqiri, njofton se komisioni parlamentar per pune te jashtme, pas perfundimit te afatit te konkursit publik per kete ceshtje, duhet te perpiloje listen e kandidateve potenciale per ambasadore - liste kjo nga e cila, pas konsultave ndermjet presidentit te Kosoves, kryeministrit dhe ministrit te Jashtem, do te emerohen ambasadoret e Kosoves. "Ligji e parasheh qarte, procedurat jane te zgjatura, te sterzgjatura paksa, sepse per postet e ambasadoreve do te kete filtra te gjate dhe te vazhdueshem. Keta bartes te ketyre posteve do te filtrohen mire, do te thote konkursi eshte i zgjatur nje muaj dhe pastaj do t'i nenshtrohet te gjitha hapave te tjere ligjore", tha Beqiri.

Opozita kosovare, nderkaq, vlereson se stergjatjet e procedurave per perzgjedhjen e perfaqesuesve te diplomacise kosovare nuk mund te merren si arsyetim nga ekzekutivi kosovar. Nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Lulzim Zeneli, thote se mungesa e ambasadoreve te Kosoves jashte vendit, demton ne teresi diplomacine kosovare. "Eshte e pajustifikueshme ne qofte se Qeveria e Kosoves gjen justifikim qofte ne procedura ligjore, qofte ne rregullativen e nevojshme deri ne emerimin e plote te ambasadoreve. Ende vazhdohet me nje ritem te tille te punes, kur kihet parasysh se perballe kemi nje ofensive te vendeve qe e kundershtojne fuqishem pavaresine e Kosoves", konsideron Zeneli. Ai mendon se Kosova ka deshmuar nje joefikasitet ne marredheniet nderkombetare, sidomos kur behet fjale per njohjet per Kosoven. "Kjo eshte per keqardhje kur kihet parasysh qe ende politika e jashtme e Kosoves mbeshtetet ne rolin e miqve nderkombetare - shteteve qe e kane mbeshtetur Kosoven ne vazhdimesi, pa ndertuar nje vizion se si do t'i qaset kesaj sfere", shton ai.

Ne anen tjeter, Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves garanton se brenda nje periudhe disaditore do te shpalle konkursin per bartesit e misioneve konsullore, te cilat, sipas zyrtareve te kesaj ministrie, pritet te jene funksionale shume shpejt, duke u garantuar shtetasve kosovare qe jetojne neper vende te ndryshme ne bote sherbimet e nevojshme per ta. Zedhenesja e Ministrise se Jashtme, Albana Beqiri, sqaron: "Jane procedurat e fundit te rregullimit te akteve nenligjore qe kane te bejne me sherbimin konsullor jashte dhe shume shpejt - kur them shume shpejt, mendoj se eshte ceshtje ditesh - do te shpallen konkurset per bartesit e misioneve konsullore".

Ne valen e pare te hapjes se ambasadave ne bote, Qeveria e Kosoves ka derguar 10 te ngarkuar me pune ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreterine e Bashkuar, France, Gjermani, Itali dhe te tjera; ne valen e dyte ketyre u jane shtuar dhe 12 ambasada te tjera si dhe 9 zyra konsullore, te cilat jane te perqendruara kryesisht ne shtetet ku ka nje numer me te madh te emigranteve kosovare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›