E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: A/H1N1, 15 mijë të vdekur në botë

Numri i të vdekurve në botë të shkaktuar nga influenca pandemike e gripit të derrit ka kapur shifrën prej 15.174 persona. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila pohon se krahasuar me shifrën e komunikuar të javës së fundit prej 14.711 vdekjesh nga virusi AH1N1, rezulton se ka një rritje prej mëse 463 viktimash. Të paktën 7.261 e vdekjeve janë shkaktuar në kontinentin amerikan, ku pritet të ketë edhe një fazë të dytë

intensive të virusit AH1N1 në muajin prill sipas OBSH. Ndërkaq, thuhet se aktiviteti i gripit pandemik gjithsesi është në rënie dhe do të mbetet më i ulët nga çka qenë deri tani. Nga ana tjetër, bota po hedh gjithmonë e më tepër dyshime mbi përdorimin apo jo të vaksinës që është kundër virusit AH1N1, i cili shkakton të ashtuquajturin gripi i derrit, kjo edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të lëshojë alarmin për përhapjen dhe rrezikun e madh që paraqet ende kjo sëmundje.

Last Updated on E Shtune, 06 Shkurt 2010 21:27

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›