E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Bashkisë së Fierit, peng i politikës

Debatet për miratimin e buxhetit të kësaj bashkie ndërmjet forcave të majta dhe atyre të djathta është kthyer në një debat të fortë, ku asnjë nga palët nuk mendon të lëshojë në mendimet e veta.  Ndërsa të djathtët kanë hedhur poshtë akuzat e socialistëve fierakë për problem politik në mosaprovimin e buxhetit, kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka pohuar se kjo çështje mbetet e hapur dhe problem  themeltar. Ndryshe nga prononcimet e ditëve të fundit, tempi

i deklaratës së Zeqajt kishte brenda nota më të zbutura dhe më optimiste duke deklaruar se mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak pavarësisht të gjithave do ta miratojë buxhetin e vitit 2010. Unë besoj se do të ketë një reagim nga e djathta, sepse është çmenduri që të mos miratohet buxheti i një bashkie si Fieri ku marrëveshjet  me donatorët e huaj janë të shumta dhe se viti 2010 është viti i konkretizimeve. Kam besim tek reflektimi i të djathtëve. Në ato radhë ka ekspertë të ekonomisë që e njohin mirë se çfarë është një buxhet dhe se çfarë janë sipërmarrjet dhe se çfarë janë gjithashtu edhe  marrëveshjet me të huajt për të ardhur në ndihmë të zhvillimit të qytetit. Komisionet  ekonomisë do të sjellin sipas meje më të mirën, pasi këtu nuk ka interes as kryetari i bashkisë dhe as këshilltarët, qofshin këta të majtë apo të djathtë, por interesi shumë i madh i përket komuniteti, ka vijuar Zeqaj. O. Filka

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›