OBSH: Mbi 6 000 të vdekur deri tani nga gripi i derrave
“Numri i të vdekurve deri më 1 nëntor është të paktën 6 071 persona në 199 vende dhe territore të planetit”, njofton OBSH-ja nëpërmjet një raporti. Bilanci i mëparshëm, i publikuar më 30 tetor, tregonte një rritje me 14 për qind të numrit të të vdekurve brenda një jave.
"Po konstatohet një përhapje intensive dhe e vazhdueshme e gripit në Amerikën e Veriut, por nuk ka të dhëna për arritjen e pikut të tij", shpjegoi OBSH-ja.
Kontinenti amerikan, ku në pranverë u shfaq për herë të parë virusi pandemik, vazhdon të ketë numrin më të madh të viktimave me 4 399 të vdekur.
Rajoni i Azi-Paqësorit regjistroi 1 159 të vdekur (+89 vdekje), kundrejt "të paktën 300 (+89) në Evropë.
OBSH-ja bëri thirrje dje për të mos ulur vigjilencën kundër virusit që mbetet "shqetësues" dhe i kërkoi popullatës të mos i nënvlerësojë vaksinat.