Rama në Elbasan: Të hapen kutitë, mandatet nuk do digjen!
Kryetari i Partisë Socialiste e lidhi këtë akt me interesat e kryeministrit Berisha. Sipas tij, gazetari Baze ishte i padëshirueshëm për pushtetin e Berishës dhe u dhunua nga një biznesmen i familjes së kryeministrit, i cili sipas tij, nuk paguan taksat.
“Shteti ka dalë nga binarët e ligjit dhe është vënë në shërbim të familjes në pushtet. Sali Berisha nuk do që të hapen kutitë, sepse aty fshihet fundi i pushtetit të tij dhe familjes së tij”, theksoi Edi Rama në fjalën e tij.
Në një kohë kur nga maxhoranca janë bërë të qarta zërat se mandatet e deputetëve aktualë të PS-së mund të digjen dhe të zëvendësohen me kandidatët e tjerë sipas listës, kryesocialisti Rama ka bërë një paralajmërim të fortë: “Asnjë mandat nuk do të digjet, përsa kohë nuk hapen kutitë”.
Duke ripërsëritur bindjen e opozitës për të mos u futur në parlament, kreu i PS-së ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së madhe për hapjen e kutive të votimit më 20 nëntor në Tiranë, për të kërkuar të drejtën që sipas tij, është nëpërkëmbur.