OBSH: Nuk ka më pandemi të virusit A/H1N1
SHBA- Sekretarja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret çan, deklaroi përfundimin e pandemisë së virusit të gripit A/H1N1, një vit pas shpalljes.
“Bota nuk është më në fazën e gjashtë të alarmit për pandeminë. Tashmë i kthehemi periudhës së pas pandemisë”, tha çan në një konferencë për shtyp.
OBSH vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas mendimit të komisionit 15 anëtarësh, i drejtuar nga eksperti australian për sëmundje ngjitëse, Xhon Mekenzi.
Nga ky grip vdiqën gjithsejt rreth 18.500 njerëz në mbarë botën.
(e.n/rel/BalkanWeb)