Dekompozim
Stina e verës, mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike, po nxjerr probleme të mëdha në vend; kësaj radhe jo të politikës– duket e vetmja që jeton në synimet e saj konfliktuale për të qëndruar në pushtet o për ta marrë atë, - por të elitës. Në koma 20 vjeçare, e paaftë të udhëheqë shpirtërisht e të ndriçojë një vend në tranzicion, e shterur nga çdo burim mendimi, tani është në dekompozim. Dhe stina e nxehtë përkoi tamam me këtë. Një erë e rëndë, kutërbim elitar, ndjehet në Tiranë. Janë infektuar bare, restorante, qebabtore, gazeta, televizione; kudo “elita” lëviz e punon. Ndotja ka tejkaluar me kohë normat e lejuara. Një dezinfektues gjigand duhet urgjentisht të shpëtojë një vend pa ujë, drita e pluhur; kufoma intelektuale sheh kudo. Nuk dëgjon gjëkundi, nuk lexon gjëkundi, dy fjali të mençura. Zero. Asgjë.
Mllefe personale. Xhelozi profesionale. Konkurrencë elitare, si ajo e lavazheve ngjitur njëri-tjetrit dikur rrugës për në Dajt a në Qafë Shtamë. Një ndryshim: Lavazhet nuk janë më; elita Shqiptare qëndron, me erën e keqe të fjalëve që shpërndan.
Si është e mundur, që njerëz të lirë sot, të shqetësohen për privatësinë e pushtetarëve? Jo vetëm ta mendojnë, por dhe ta shkruajnë e ta ngrenë si problem shqetësues? Në një vend si Shqipëria, viktimë e diktaturave, ka ende njerëz që propozojnë të veshin me petk imuniteti mediatik pushtetarët që kanë kaluar pa u ndëshkuar ndaj çdo krimi. Në Shqipërinë e vogël, elita shqetësohet se publikohen të ardhurat e politikanëve, se media po i jep me një “qejf të madh” milionat që rrogëtarë të shtetit më të varfër në Europë kanë vënë në një vit. Elitat në Shqipëri, në vend që të skandalizohen me milionat e pajustifikuara të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre, skandalizohen e shqetësohen se pse bëhen publike nga media. No Comment. Ky është fundi. Ky është dekompozimi, pas një lëngate të gjatë.
Të vijnë morrnica të komentosh mendimet që lëvizin mediave e tavolinave elitare këto ditë në Tiranë. Vërtetë. Tamam në kohën kur vende si Italia në Evropë, luftojnë për lirinë e informacionit, tek ne bëhen leksione të rrezikshme se ç’lajme duhet të japë një gazetë apo një TV, sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Ndonjë nga këta “leksionistë”, që vetë rri në TV më shumë se më i pispillosuri dhe më narcizisti politikan apo spiker i lajmeve, jep mend se sa duhet të rrinë të tjerët në ekran, pa e kuptuar se ua shpif njerëzve po aq shumë.
Këto janë shqetësimet më të mëdha sot të disave në kryeqytet: Të mos merremi me xhepat e politikanëve dhe të mos japim ca lajme që bezdisin. Mirë që iku një herë e përgjithmonë koha e njëshave në Shqipëri e pluralizmi të jep mundësinë të mos blesh disa gazeta, të mos hapësh disa ekrane, të mos klikosh disa faqe internet. Mbetet problemi i dekompozimit dhe i erës së keqe. Edhe për këtë, thonë, koha është ilaçi më i mirë.