E Shtunë, 31 Tetor 2026

OCDE: Eurozona, me rritje te dobet

Rajoni i zones Euro, do te vijoje te karakterizohet nga nje dobesim i treguesit te rritjes ekonomike ne muajt e ardhshem. Nje fakt i tille kete here behet me dije nga

Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), ne raportin me te fundit te saj. I cili sakteson se nga ana tjeter, shenja te dukshme balancimi financiar po shfaqen ne Kine dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. , "Treguesit ekonomike, teper te njohur per parashikimin ne avance te pikave te ktheses se veprimtarise ekonomike ne raport me tendencat, vazhdoje te tregojne qarte perspektiva te nje rritjeje te dobet per shume prej ekonomive te medha te botes. Por shenja te dukshme stabilizimi po shfaqen ne Kanada, Kine dhe SHBA", citojne drejtuesit e OCDE-se. Duke shtuar se nga ana tjeter, shenja te dukshme stabilizimi mund te shfaqen ne Itali, ne Japoni, ne Gjermani dhe ne France. Dhe se rritja ekonomike do te mbetet e ulet ne Indi dhe ne Rusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›