E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP, Berisha: Ndikim pozitiv ne nivelin e jeteses

Ne simpoziumin e mbajtur dje ne Tirane, per Zhvillimin e Tregut te Gazit ne Shqiperi, kushtuar projektit te gazsjellesit Trans Adriatik(TAP), kryeministri Berisha eshte shprehur se, ky projekt ka nje rendesi te madhe per Shqiperine dhe ka ndikim te drejtperdrejte ne nivelin e jeteses. Duke vleresuar maksimalisht takimin kushtuar gazsjellesit Trans Adriatik ne Tirane, Berisha u shpreh se, gazsjellesi Trans Adriatik eshte padyshim, projekti me i madh dhe me me perspektive ne fushen e energjise, ne fillimet e ketij shekulli. Sipas tij, TAP eshte pa medyshje projekti me fizibel, c'ka u ben nder te vecante atyre qe kane vite e vite qe punojne me perkushtim te madh ne kete projekt; eshte projekti me strategjik per Evropen, pasi balancon dhe diversifikon burimet e saj energjetike, lidh me ngushte ne korridore energjetike rajonet e saj dhe me pas Turkmenistanin e zona te tjera. "Per Shqiperine gazsjellesi Trans Adriatik perben krye projektin e saj ne procesin e nje industrializimi. Ne po bejme gjithcka per te permbushur cdo detyrim qe rrjedh ndaj konsorciumit dhe paleve te tjera per nje partneritet luajal dhe serioz ne kete projekt te madh" u shpreh Berisha, i cili theksoi faktin se per Shqiperine, masterplanin e gazifikimit, eshte jashtezakonisht i rendesishem, ne menyre qe qytetaret shqiptare te perfitojne ne maksimum dhe me nje ndikim direkt per nivelin e jeteses se tyre nga perdorimi ne shkalle te gjere i gazit, ne te kater skajet e vendit. Duke vleresuar punen qe Shqiperia ka bere ne drejtim te energjetikes, kryeministri u shpreh se, "Shqiperia eshte ne rrugen e transformimit te nje superfuqie energjetike rajonale. Ajo ka rezerva enorme ujore dhe perfaqeson nje Norvegji te vogel ne gadishullin e Ballkanit". Gjithashtu kreu i qeverise eshte shprehur se, Shqiperia ka pozicionin gjeografik me te pershtatshem, perballe Italise, nje tregu gjigand energjetik, me nje ngushtice qe te kujton Gjibraltarin dhe te gjitha keto e bejne per ne projektin TAP nje projekt jetik, te nje rendesie te madhe strategjike. Berisha ka garantuar partneret nderkombetare se qeveria do te beje gjithcka per te permbushur cdo detyrim qe rrjedh nga marreveshjet multilaterale me vendet fqinje dhe konsorciumin e TAP. "Qeveria eshte e vendosur te bashkepunojme per zgjerimin e hapesirave dhe te tregut per kete projekt ne veri te Ballkanit dhe me gjere. Ajo eshte e vendosur te vere ne dispozicion depot e saj natyrore te gazit dhe te parashikoje bashkepunim, ne te gjitha rrethanat, e zbulimit te depozitave te rendesishme te gazit ne Shqiperi", u shpreh kryeministri. Gjithashtu ai ka bere te ditur se Shqiperia po punon me intensitet per te permiresuar klimen e biznesit dhe se ka ndermarre nje seri masash, te cilat kane bere qe Shqiperia te renditet ne nje vend te lakmueshem ne terheqjen e investimeve te huaja. Berisha shtoi se qeveria do te beje gjithcka per tregun me liberal, per standardet me te hapura ne kete fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›