Numertimi i ri i Legjislaturave te Kuvendit, si ndahen Rozeta Rapushi
Kuvendi do te numertoje legjislaturat ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise, nga viti 1920 deri me sot. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mblodhi dje Keshillin e Legjislacionit, i cili shqyrtoi propozimin e projektvendimit "Per numertimin e legjislaturave te Kuvendit te Shqiperise", i cili perfshin nga viti 1920, periudhat ne te cilat ka kaluar vendi nga pavaresia, tek mbreteria, komunizmi e demokracia pas vitit 1991. "Paradokse te shumta e kane shoqeruar parlamentarizmin shqiptar. Periudha e pare, prej pavaresise se shtetit shqiptar deri ne vendosjen e regjimit komunist nuk eshte njohur institucionalisht qofte edhe per arsye historike persa i takon funksionimit te organit perfaqesues te popullit. Nuk ka nje qasje te tille as per periudhen 1912-1920, as per periudhen 1921-1924 apo per periudhat vijuese te Republikes (1924-1928) apo asaj te Mbreterise Shqiptare (1928-1939), megjithese jane miratuar akte themelore te shtetit mbi te cilat kane funksionuar organet perfaqesuese te popullit dhe institucionet e tjera te larta te shtetit", - informoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas saj, numertimi i legjislaturave te Kuvendit te Shqiperise fillon prej vitit 1946, me legjislaturen e pare, kur u instalua shteti komunist dhe vazhdon i panderprere edhe pas shembjes se ketij regjimi, miratimit te dispozitave kryesore kushtetuese te vitit 1991 dhe Kushtetutes se vitit 1998. Por ajo theksoi se numertimi i legjislaturave nuk eshte bere mbi bazen e ndonje kriteri ligjor, shkencor apo zakonor parlamentar sikurse ka ndodhur te te gjitha parlamentet e vendeve te tjera, perfshire edhe ato ish-komuniste. Ndaj theksoi se eshte e nevojshme miratimi i numertimit te ri me rastin e 100-vjetorit te pavaresise. "Eshte ne detyren tone qe te bejme nje ndarje te legjislaturave duke bere nje dallim te qarte ne mes legjislaturave te Kuvendit Popullor te zhvilluara gjate regjimit komunist, me legjislaturat e Kuvendit te Shqiperise qe ka dale nga zgjedhjet pluraliste pas shembjes se regjimit komunist", - ftoi Topalli. Ne kete moment, sipas saj, fillon nje epoke e re per parlamentarizmin shqiptar dhe kjo shenon legjislaturen e pare te Kuvendit te Shqiperise per t'u pasuar me legjislaturat e tjera sipas kuadrit te ri kushtetues dhe zakoneve te reja parlamentare dhe tradites te vendeve te tjera demokratike. "Eshte e nevojshme qe numertimi i legjislaturave ne Kuvendin e Shqiperise te behet mbi te njejtat kritere dhe baza sikurse edhe ne vendet e tjera evropiane ku ne themel eshte miratimi i kushtetutave te reja. Me miratimin e ketij vendimi i bashkohemi tradites se shteteve demokratike edhe persa i takon numertimit te legjislaturave te parlamenteve te tyre", - shtoi ajo. Pas shqyrtimit te kesaj nisme, Keshilli vendosi kalimin e ketij projektvendimi per miratim ne seance plenare.
PROJEKTVENDIMI
Legjislaturat e Kuvendit te Shqiperise
15.04.1991 - 04.02.1992 Legjislatura I
04. 04.1992 - 29.03.1996 Legjislatura II
01.07.1996 - 15.05.1997 Legjislatura III
23.07.1997 - 14.05.2001 Legjislatura IV
03.09.2001 - 20.05.2005 Legjislatura V
02.09.2005 - 28.05.2009 Legjislatura VI
06.09.2009 Legjislatura VII
Si renditet legjislaturat parlamentare nga krijimi i shtetit deri ne 1991
Ne projektvendimin qe pritet te miratohet ne seancen e neserme plenare, ne dy anekse te vecanta, percaktohen qarte legjislaturat ne shtetin shqiptar. Keshtu, ne Republiken Shqiptare, legjislatura e pare, saktesohet nga 1925 deri me 1928, per te kaluar me pas ne Mbreterine Shqiptare, e percaktuar ne tre legjislatura nga viti 1928 deri me 1939. Me pas, numertohen edhe legjislaturat e Kuvendit Popullor ne Republiken Popullore dhe Socialiste te Shqiperise, te cilat te ndara ne cdo kater vjet jane 11 legjislatura nga viti 1946 deri me 1990. Sigurisht, pjese e numertimit te legjislaturave, futen edhe ngjarjet nga shpallja e pavaresise se shtetit deri ne vitin 1920. Keshtu, si data te vecanta, ne projektvendimin e diskutuar ne mbledhjen e djeshme, perfshihen Keshilli Kombetar i Lushnjes, Senati me 1920, Keshilli Kombetar (Parlamenti), nga 1921 deri me 1923, Kuvendi Kushtetues janar 1924 deri me qershor 1924 si dhe Kuvendi Kushtetues, janar 1925 deri mars te ketij viti.
PAVARESIA
27.03.1920- 20.12.1920 Keshilli Kombetar i Lushnjes
21.04.1921 - 30.09.1923 Keshilli Kombetar (Parlamenti)
21.01.1924-02.06.1924 Kuvendi Kushtetues
12.01.1925-02.03.1925 Kuvendi Kushtetues
Republika Shqiptare
01.06.1925 - 07.06.1928 Legjislatura I:
25.08.1928 - 01.12.1928 Asambleja Kushtetuese
Mbreteria Shqiptare
10.12.1928 - 11.05.1932 Legjislatura I
21.11.1932 - 16.11.1936 Legjislatura II
10.02.1937 - 05 .04. 1939 Legjislatura III