E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR: Asnjë vendim Kolegji për Tiranën nuk ka qenë i rregullt

Ndërsa dje theksuam se raporti i ODIHR hedh poshtë vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, që nuk pranonte shqyrtimin e mospërputhjeve të votave, e vërteta është se edhe për dy vendimet e mëparshme të Kolegjit për Tiranën, ODIHR thotë se nuk është zbatuar ligji dhe se vendimet nuk ishin të qarta. Në këtë mënyrë bie pretendimi i Berishës se vendimet kanë qenë të drejta.

Le ti marrim me radhë.

Ankesa e parë u rrëzua nga Kolegji i drejtuar nga Tom Ndreca. Por çfarë thotë ODIHR:

Kolegji Elektoral rrëzoi apelimin e PS dhe mbajti në fuqi vendimin e KQZ me numër 709. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor përmbante kontradikta dhe hendeqe në arsyetimin: për shembull, Kolegji thotë se vendimi i KQZ nuk është një akt normativ, pavarësisht se pranon se rregullon një situatë të re. Vendimi i Kolegjit po ashtu pranon se KQZ ka vepruar si KZAZ, por nuk qartëson bazën ligjore.

Në këtë mënyrë latinishtja e Tomës nuk ka bindur askënd.

I dyti ishte vendimi i Kolegjit, i drejtuar nga Dhurata Haveri, që vendosi të hapë të gjithë kutitë.

Në një gjuhë të paqartë dhe të mjegullt, Kolegji vendosi të shtrijë hetimin e votave të hedhura gabim, që ishin cilësuar të pavlefshme nga KZAZ-të. Duke urdhëruar një hetim që nuk ishte kërkuar nga asnjë prej partive, Kolegji Elektoral dukej se tejkalonte kompetencat e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›