Vendimi për mikrokamerat, Subashi: U shkel ligji dhe kodi
“Akti është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me kodin zgjedhor. Ai është jashtë kompetencave të KQZ-së” – deklaroi Subashi gjatë konferencës për shtyp.TIRANE-Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi reagoi pas vendimit të marrë nga Komisioni zgjedhor për ndalimin e përdorimit të mjeteve të paligjshme, nga anëtarët e QV-ve, gjatë procesit të votimit. Nënkryetarja Subashi, pas miratimit të këtij vendimi vetëm me votat e shumicës, tha se shqyrtimi i tij bie në kundërshtim me ligjin dhe është jashtë kompetencës së KQZ-së.
Sipas Subashit, kjo cështje është jashtë kompetencave të komisionit dhe votimi për aktin për ndalimin e përdorimit të mjeteve të paligjshme, nga anëtarët e QV-ve, gjatë procesit të votimit, nuk duhet të kryhej sot.
“Akti është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me kodin zgjedhor. Ai është jashtë kompetencave të KQZ-së” – deklaroi Subashi gjatë konferencës për shtyp.
Për këtë ajo deklaroi braktisjen e mbledhjes së KQZ-së. "Situata ne KQZ ishte e pakendshme. Jane shkelur rregullat', theksoi Subashi.
Më tej nënkryetarja e KQZ kërkoi ndjesë për incidentin e ndodhur me përfaqësuesin e PD-së Njazi Kosovrasti dhe shkëmbimin e replikave për mungesë etike.
(s.g/BalkanWeb)