E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Rezultati në Tiranë të administrohet sipas Kodit

Ata zhvilluan një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ku kanë theksuar se rezultati i votimit në Tiranë duhet të administrohet në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Pas takimit, për mediat foli vetëm Haxhinasto, i përcolli edhe mesazhin e tyre. "Kemi rënë dakord që edhe për Tiranën është e nevojshme që procesi të administrohet duke u bazuar tek Kodi aktual Zgjedhor që ka Shqipëria dhe pastaj partitë politike mund të mbajnë qëndrime të caktuara", nënvizoi zv/kryeministri.

Haxhinasto  bëri të ditur se vlerësimi  i z. Stonestreet dhe misionit që ai kryeson lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, do të jepet nëpërmjet raportit të ndërmjetëm dhe raportit përfundimtar, i cili do të publikohet pasi të jenë marrë dhe vlerësuar aspektet e procesit zgjedhor në Shqipëri. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-19 15:12
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›