Numërohen 25 kuti, ja rezultatet

Vetëm me katër votat e mazhorancës në komision, KQZ miratoi ndryshimin e tabelave të KZAZ-së nr. 48 të Njësisë 4.
Nga hapja e pesë kutive, e çon këtë numër në 25 kuti të hapura të dy KZAZ-ve, përkatësisht nr. 47 dhe nr. 48 ku rezulton që në favor të kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha janë shtuar 50 vota, ndërsa për kandidatin e opozitës, Edi Rama 14 vota.
Aktualisht, në KQZ po zhvillohet numërimi i kutive të tjera. Opozita e ka kundërshtuar në të gjitha rastet këtë numërim, duke e quajtur të jashtëligjshëm. Mbledhja gjatë paradites është zhvilluar në një situatë tensioni si brenda sallës ashtu edhe jashtë, ku qindra persona u mblodhën para këtij institucioni. KQZ vazhdon të jetë e rrethuar me forca të shumta policie. /S.Lleshi/Start
2011-05-19 14:46