ODIHR nis misionin,vëzhguesit 8 javë në Shqipëri
TIRANË-Vëzhgim korrekt, paanshmëri dhe monitorim i mediave gjatë procesit zgjedhor. Për 8 javë me radhë, 39 persona të angazhuar nga ODIHR-i do të jenë në terren për ndjekjen nga afër të procesit zgjedhor për pushtetin vendor në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, përfaqësuesi Jonathan Stonestreet ka vlerësuar si element thelbësor të vëzhguesve paanshmërinë.
Duke përshëndetur ftesën e qeverisë për vëzhgimin e zgjedhjeve, ai njoftoi se do të vëzhgohet edhe administrata zgjedhore, në përmbushje të detyrimeve dhe rekomandimeve për realizmin e zgjehdjeve të lira e të ndershme, në përputhje të standardeve të kërkuara.
Raporti paraprak, sipas tij do të jetë fill pas zgjedhjeve, ndërkohë duke nisur që me fillimin e misionit të tyre do të kenë takime të vazhdueshme në nivelin qendror e lokal. Gjate gjithe kesaj kohe do te shikohet edhe menyra e bashkepunimit te partive me KQZ-se dhe angazhimin e saj per nje fushate te qete.