E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR teston kompromisin parlamentar për reformën zgjedhore

Në kohën që politika polemizon mbi çështjen e reformës zgjedhore, zyrtarët e ODIHR-it ndodhen në Shqipëri. Dje delegacioni ka marrë kontaktet e para me përfaqësues të partive të vogla parlamentare, të cilat e kannë njohur mision në lidhje me shqetësimin e tyre për reformën zgjedhore dhe llojin e listave që duhet përdorur. Ekipi ka mbajtur shënime mbi pikëpamjet e palëve për sistemin zgjedhor më të përshtatshëm për kushtet e vendit, për mënyrën e ndërtimit të komisioneve të votimit në qëndër dhe në bazë, për masën e pragut të lëjuar
që një forcë politike duhet të ketë pjesmarrje në parlament etj, në një kohë që parfaoprakisht ka vënë theksin tek domosdoshmëria që kjo reformë të zgjidhë të gjitha anomalitë që janë vërejtur gjatë zgjedhjeve të kaluara dhe mbi të gjitha të eleminojë fenomenin e padëshiruar të Dushkut. Misioni faktmbledhës i ODIHR-it ndodhet në Tiranë në një moment kur partitë e vogla parlamentare nga njëra anë dhe dy partitë kryesore PD dhe PS janë të acaruara, për shkak të mënyrës se si po ndërtohet ligji i ri elektoral. Por misioni i zyrtarëve të ODIHR-it ka dhe një rëndësi tjetër: Raporti që do të përgatitet në zyrat qendrore të organizatës në Vjenë, do të jetë thelbi i prezantimit për punën, që ka bërë Shqipëria për reformën zgjedhore gjatë punimeve të Samitit të Bukureshtit të NATO-s, ku Tirana zyrtare pret të marrë një ftesë për anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›