E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohen me vdekje Berluskoni e Napolitano

ITALI- Në gazetat më të rëndësishme të Italisë janë dërguar dy zarfe të njëjta, të cilat përmbanin pluhur gri dhe një tekst të shkurtër kërcënues kundër ish-kryeministrit Berluskoni dhe presidentit Napolitano.

Zarfet janë dërguar në redaksitë "Il Giornale" dhe "Corriere della Sera". Në të dyja rastet, pasi janë hapur zarfet që përmbanin pluhur gri, është vënë gjendja e alarmit dhe janë thirrur zjarrfikëset. Ndërkaq në pusulla ishin shkruar të njëjtat fjali: "Berluskoni, senator i përjetshëm… Do të vriten Berluskoni dhe Giorgo Napolitano, tradhtari i kombit". Në fund të pusullave firma ishte nga "Grupi i armatosur për mbrojtjen e popullit".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›