Save the Children: Kequshqyerja ul performancën e fëmijëve në shkollë
Londër- “Një e katërta e fëmijëve të botës janë në rrezik të niveleve të ulëta të performancës në shkollë për shkak të kequshqyerjes kronike”, thotë ‘UK Save the Children’.
“Mungesa e një diete ushqyese mund të dëmtojë rëndë aftësinë e fëmijës për të lexuar dhe shkruar”,- thotë raporti i cituar nga BBC-ja.
Studimi gjeti se fëmijët e kequshqyer pësuan dëme të pakthyeshme; ata u rritën më të vegjël dhe më të dobët dhe truri i tyre nuk mundi të zhvillohej plotësisht.
SCH-ja tha se trajtimi i kequshqyerjes duhet të jetë një prioritet për udhëheqësit e G8-ës. Ata do të takohen në Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm.
Raporti është i bazuar në studimet e mijëra fëmijëve në Etiopi, Indi, Peru dhe Vietnam. Studimi i tyre sugjeron se fëmijët e moshës tetë-vjeçare, të cilët janë të kequshqyer kishin 19% më shumë gjasa për të bërë gabime duke lexuar një fjali të thjeshtë si “dielli është i nxehtë” sesa ato me një dietë të ekuilibruar.
“Një e katërta e fëmijëve të botës janë duke vuajtur efektet e kequshqyerjes kronike, duke vënë jetën e miliona njerëzve të rinj në rrezik”,-tha raporti.
Dorina Bilbili/IDEA/