E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD-ja shkurton parashikimet e rritjes ekonomike të Eurozonës, 1.2%

ekonomia-aEvropë- OECD-ja ka prerë përsëri parashikimet e saj për rritje të Eurozonës dhe i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane se duhet bërë më shumë për të nxitur rritjen ekonomike.

Organizata, e cituar nga BBC-ja, tha se Eurozona do të tkurret me 0.6% këtë vit, duke zgjeruar hendekun mes saj dhe rritjes së shpejtë të ekonomive të tjera: Të tilla si SHBA-të dhe Japonia.

Ajo tha se ekonomia globale është duke ecur përpara “me shpejtësi”.

Parashikimet erdhën në Përmbledhjen dy-vjetore ekonomike të OECD-së. Organizata, e cila përfaqëson 34 ekonomi të përparuara, e ka parashikuar mesatare ekonomike 1.2% këtë vit dhe 2.3% në vitin 2014.

Kina nuk është përfshirë në klubin e OECD-së, por organizata pret që rritja e saj vjetore të jetë rreth 8% gjatë dy viteve të ardhshme.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›