E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Durrës, pranga 17-vjeçarit, shofer i dehur dhe pa patentë

makina-shijak-266x200Durrës- Dy ditë pas aksidentit tragjik në rrugën nacionale Durrës-Shijak, ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagos rëndë shoferi, është arrestuar 17-vjeçari që ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar, është kapur në flagrancë Xhuliano Çyrbes nga fshati Sallmone i Shijakut, pasi drejtonte automjetin e babait të tij, pa patentë dhe është përplasur me bordurën që ndodhet para një pike karburanti në afërsi të Katër rrugëve të Shijakut.

Si pasojë kanë humbur jetën dy të rinjtë të moshës 16-17 vjeç nga fshati Sallmone dhe nga plazhi i Durrësit.

Ndaj të arrestuarit që mbeti i plagosur në këtë aksident janë ngritur akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi.

Automjeti tip Mercedes Benz me targa DR 6165 D me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një nga strukturat mbajtëse të reklamave në anë rrugës, në fshatin Xhavzotaj.

i pasojë e përplasjes, automjeti ka bërë disa rrotullime në ajër dhe është ndarë në dysh, duke nxjerrë jashtë tij trupat e dy viktimave që janë gjetur në distancë nga njëri-tjetri

Sipas policisë, mësohet se automjeti ishte duke ecur tej normave të lejuara të shpejtësisë, ndërsa dyshohet se shoferi ka qenë i pirë.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Shkafane të Ishmit, me pasojë plagosjen e rëndë të tre personave.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë drejtuesit e dy motoçikletave, Safer Masha, 26 vjeç, dhe Stijan Molla, 19 vjeç. Ndërsa ësht plagosur edhe pasagjeri i Stijan Mollës, 18-vjeçari Eltjon Nuzi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›